Inter, fitimet e kalimit të grupeve në Champions do të shërbejnë për rinovimin e kroatit

Inter ditën e djeshme mori një fitore historike pasi i dha mundësinë e kualifikimit në fazën tjetër të Champions League.

Zikaltërit tashmë do të përfitojnë 20 milion euro nga kalimi i fazës tjetër me eleminim direkt. Marotta ka folur pas ndeshjes së djeshme ku ka ndaluar tek çështja e rinovimit të kroatit Brozoviç.

CEO i Inter-it është treguar optimist për rinovimin e tij. Sipas “La Stampa”, klubi zikaltër do të përdroi këto 20 milon euro për të plotësuar kërkesat e kroatit Brozoviç për të rinovuar kontratën. “Truri” i mesfushës së Inter-it është lojtari kyç i ekipit dhe askush nuk dëshiron ta humbasë talentin kroat./h.ll/albeu.com


Shtuar 25.11.2021 16:56