A do të shkatërrohet Toka dhe nga çfarë?!
Pëlqej
A duhet patur vërtetë frikë se mos planeti ynë, Toka mund të shkatërrohet ndonjë ditë, nga ndonjë ngjarje katastrike, e cila mund të çojë në fundin e jetës mbi Tokë?

Përveç rënies së lirë të asteroideve, ajo që rezulton nga një studim i Qendrës së Kembrixhit për Studimin e Rreziqeve Ekzistenciale (Cser), është se, kërcënimi më i madh për të ardhmen e njeriut është vetë njeriu.

“Edhe pse rreziku i një shpërthimi bërthamor ose i një asteroidi gjigant është real, jemi të bindur se kërcënimet kryesore për njeriun vijnë nga vetë ai se sa nga natyra”, ka shpjeguar Lord Rees në Festivalin e Shkencës Britanike në Universitetin e Newcastle.

Ajo që shqetëson më shumë shkencëtarët nuk është ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme apo rënia e ndonjë asteroidi, por zhvillimi tej masa i teknologjisë.

Eksperti në statistika David Spiegelhalter ka shpjeguar se, edhe nëse asteroidet që bëhen copë e çik mbi Tokë, janë një kërcënim real, ata nuk janë një faktor kaq shqetësues.

Frikën më të madhe, dijetarët e kanë nga të gjitha rreziqet që mund të vijnë nga përdorimi i teknologjisë.

“Sot, në fakt, përdorim sisteme ndërlidhëse për çdo gjë dhe kjo e bën shoqërinë tonë më të prekshme në rastin kur këto sisteme funksionojnë dobët ose janë sabotuar për qëllime terroriste”, – tha Spiegelhalter./albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori