A do të jetë ky versioni zyrtar i iPhone 6S dhe 6S Plus?
Informacionet e ndryshme që qarkullojnë në internet theksojnë se iPhone 6S do të vijë me ekranin me 4.7 me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve, ndërsa 6S Plus pritet të vijë me ekran më të madh me 5.5 në QHD me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve.

Telefonat më të fundit të Apple pritet të jenë të pajisur me procesorin e ri Apple A9 që do të ofrojë performancë dhe grafika më të mira Apple, si dhe përditësim në të dyja kamerat e pajisjes, edhe atë kryesoren por edhe atë të përparmen.

Ndërkohë në lidhje me prezantimin e tyre zyrtat pritet të jetë muaji shtator, ndërsa bashkë me dy modelet e reja të telefonave pritet të vijë edhe Apple TV dhe iPad Pro. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2015, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori