9 hapa për të zgjedhur një veturë të përdorur
Kur të vendosësh të blesh një makinë të përdorur, duhet të ndjekësh hapat e mëposhtme që të jesh i sigurt se makina që po ble ia vlen me të vërtetë.

1. Kontrolloi makinës pajisjet dhe tiparet e sigurisë

Konsideroje një makinë me airbag-a dhe ABS (frena të cilët nuk bllokohen). Jo vetëm se këto do ta bëjnë një veturë më të sigurtë, mirëpo ndonjëherë kompanitë e sigurimeve japin zbritje në prime për vetura me këto lloj tiparesh.

2. Kontrollo kilometrat e bërë

Kilometrat janë një indikator i mirë i moshës së makinës, dhe konsumatori mesatar përshkon prej 10 – 20 mijë kilometra në vit. Një model i vonshëm i përdorur mund të jetë më i përballueshëm financiarisht dhe mund të vijë me më shumë tipare se ato që do të mund të kishe përballuar ato tipare në një makinë të re.

3. Kontrollo gjendjen mekanike të veturës

Nëse nuk ndjehesh rehat ta bësh këtë personalisht, angazho një automekanik të besueshëm. Gjërat në vijim duhet të kontrollohen për të gjetur defekte apo konsumim të tepërt: lëngjet, dritat, rripat, drejtuesit e rrymës, sistemin e mbushjes, kondicionerin e ajrit, sistemin e ftohjes së motorit, frenat dhe ndërruesin e shpejtësive. Dhe kurrë mos harro ta testosh makinën në ecje!

4. Kontrollo gomat

Këmbëzat e gomave të konsumuara në mënyrë të parregullt mund të jenë shenjë se makinës i duhet balansim, apo mund të ketë dëm në sistemin e ndërruesit të shpejtësive. Sigurohu që goma rezervë është në gjendje funksionale, e padëmtuar dhe e pa konsumuar tepër.

5. Mbaj sytë hapur për dëme në skelet (trup) të veturës

Veturat e dëmtuara seriozisht mund të riparohen, ri-titullohen dhe të shiten në disa raste, kështu duke e maskuar një makinë që është e prishur strukturalisht. Kur shikon një makinë të përdorur, kontrollo për:
-- korrozion rreth mbrojtëseve, dritave, nën dyer dhe rreth rrotave.
-- të cara, apo panele trupore në makinës të cilat nuk përputhen me njëra-tjetrën.

Makinat e dëmtuara paraprakisht kanë më shumë gjasa të kenë probleme mekanike dhe ato nuk i përballojnë aksidentet aq mirë sa veturat në gjendje të mirë strukturore.

6. Kontrollo për probleme kosmetike

Shenjat e zakonshme të konsumimit dhe grisjes nëpër automjete janë djegiet me cigare, tapiceritë e ndyra, shenjat nga tymi dhe gërrvishjet në ngjyrë.

7. Lexo me kujdes dhe kupto mirë kushtet e ndonjë garancie

Mos hezito ti shtrosh pyetje shitësit dhe ki kujdes nga kushtet e fshehura dhe përjashtimet e ndryshme.

8. Analizo çmimin përfundimtar

Çmimi i veturës është vetëm një nga faktorët që do ta vendosin se sa do të paguash përfundimisht. Mos harro të krahasosh normat e kredisë, shpenzimet e garancive, vlerën e ndërrimit (nëse ke veturë më të vjetër), dhe tarifat e procesimit. Tiparet e ndryshme në makinë gjithashtu mund të ndikojnë në çmim. Psh. një veturë automatike zakonisht do të kushtojë më shtrenjtë se sa vetura e njëjtë me ndërrues manual të shpejtësive. Hulumtoje veturën të cilën e dëshiron dhe kupto sa janë çmimet relative për vetura të ngjashme.

9. Kërko një autosallon me reputacion të mirë

Pyet njerëzit, dhe bisedo me blerës të mëparshëm për të kuptuar përvojat e tyre me ndonjë shitës të caktuar. Një shitës i mirë zakonisht është më i drejtë në çmim, vlerë dhe gjendje të makinës, dhe nuk do të të bëj presion që të blesh një makinë që nuk e do. Përgatitu për atë se çfarë kërkon. Blerje të mbarë!
Shtuar më 24/03/2011, ora 19:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori