71 vjeçari u qëllua 7 herë, por në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë
Ditën e sotme një 71-vjeçar u vra me breshëri kallashnikovi në afërsi të kryqëzimit të Rinasit.

Abdulla Budlla punonte si taksist dhe dyshimet e para janë se është vrarë nga persona që qarkullonin me një automjet, ndërsa trupi është gjetur pranë mjetit me të cilin udhëtonte i moshuari.

Ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paiddentifikuar ndërsa blutë e kryeqytetit kanë blinduar zonën dhe kanë shoqëruar në komisariat disa persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Viktima është babai i 3 djemve dy prej të cilëve jetojnë në Itali ndërsa tjetri punon taksist pranë Aeroportit të Rinasit.

Në drejtim të të moshuarit është qëlluar 7 deri në tetë herë, ndërsa ajo që bie më shumë në sy është fakti që në vendin e ngjarjes nuk është gjendur as edhe një gëzhojë nga të shtënat, mëson Abcneës.al


Shtuar më 03/08/2020, ora 21:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori