6 vjet me Facebook (FOTO LAJM)
Albeu.com
Rrjeti shoqëror në internet “Facebook”, i cili sot i mbushi gjashtë vjet, është i pranishëm në 180 vende të botës dhe ka 375 milionë shfrytëzues të regjistruar, të cilët komunikojnë në 70 gjuhë.“Facebook” u krijua në Universitetin e Harwardit në vitin 2004.
Përhapja e shpejtë e rrjetit u bë pas heqjes së kufizimeve në vitin 2006, kur në rrjet filluan të kenë qasje edhe vendet tjera përveç SHBA-së.
Gjatë trazirave në Iran, lajmet për ngjarjet në këtë vend u transmetuan në botë përmes këtij rrjeti, megjithëse faqja ishte censuruar nga autoritetet iraniane.

Në një dosje të përgatitur nga revista “The Economist”, theksohet se nëse do të ekzistonte një shtet me 350 milionë përdorues të Facebookut, ai do të ishte shteti i tretë më i populluar në botë pas Kinës dhe Indisë.

Në numrin e fundit të revistës angleze “The Economist” është publikuar një dosje lidhur me faqet shoqërore të internetit si Facebook, Myspace, Twitter e të tjera. Duke shënuar se këto faqe po ndryshojnë mënyrën e komunikimit, të punës dhe të luajturit mes njerëzve, theksohet se të ardhurat e sektorit të rrjetit të komunikimit social në Amerikë kanë arritur në 1,2 miliard dollarë dhe në vitin e fundit janë rritur me 4 për qind.

Sipas të dhënave të kompanisë Nielsen, të publikuara në dosje, mesatarja e orëve të harxhuara në ditë në faqet sociale të internetit është gjashtë, ndërsa australianët zënë vendin e parë me 7 orë. Ndërkohë në vendet e para janë anglezët me 6 orë e gjysmë, italianët dhe amerikanët me 6 orë dhe verikoreanët me 5,5 orë.

Nga ana tjetër në vendet e punës të faqeve sociale vazhdon diskutimi i zjarrtë rreth ndikimit të tyre në humbjen e vendit të punës. Sipas kompanisë së Shkencave Teknologjike Morse, përdorimi i faqeve sociale gjatë orarit të punës në Angli bëhet shkak për humbjen e 1,4 miliard dollarëve. Ndërsa sipas grupit studiues amerikan Nucleus Research, nëse kompanitë do të ndalojnë përdorimin e Facebookut atëherë produktiviteti llogaritet të rritet me 1,5 për qind.


FOTO GALERIA:
Keni menduar ndonjehere ndermend se si duken zyrat e Facebook, njeres prej faqeve me te vizituara ne internet?! Ne perzgjodhem per ju disa fotografi nga zyrat e Facebook. Nuk mungon komoditeti dhe luksi, e as thjeshtesia dhe prakticiteti, pikerisht si faqja e Facebook. Ja zyrat e Facebook ne 30 fotografi ...
Shtuar më 05/02/2010, ora 15:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori