5 gjërat që Facebook nuk duhet të dijë për ju
Rrjetin social Facebook nuk ka pse të dijë çdo informacion që lidhet personalisht me ju, pasi sa më shumë informacion të ketë aq më tepër përfitime mund të marrë nga reklamat të cilat bëjnë pjesë në target grupin tuaj.

Nëse ne bëjmë bashku shumë informacione personale atëherë ato sjellin vjedhje të informacionit dhe një sërë problemesh të tjera, transmeton PcWold Albania. Disa nga të dhënat që Facebook nuk duhet të dijë janë;

Adresa juaj e banimit
Në momentin që ju jeni për pushime apo keni një event të rëndësishëm larg shtëpisë, hajdutët do kuptojnë që shtëpia juaj është bosh. Prandaj sigurohuni që adresa e shtëpisë tuaj të mos jetë e listuar në profilin tuaj në Facebook. Si ta bëni këtë gjë?

Shkoni tek llogaria juaj Facebook dhe klikoni tek emri juaj lart, ngjitur me hapësirën e kërkimit “search” për të mbërritur në profilin tuaj . Më pas klikoni mbi komandën “Update Info” dhe më pas tek seksioni “Contact and Basic Info” për të fshirë adresën tuaj. Ka edhe një mënyrë tjetër ku mund të shfaqet adresa juaj. Në momentin që ju krijoni një event gjithashtu bëhet publike edhe adresa juaj, prandaj evitoni një gjë të tillë.

Informacion lidhur me punën tuaj
Përpiquni të mos jepni asnjë detaj në profilin tuaj Facebook lidhur me vendin ku punoni. Jini goxha 1selektiv lidhur me kolegët të cilët bëni miqësi në këtë rrjet social si dhe hiqni çdo informacion lidhur me punën tuaj aktuale.

Statusin tuaj
Më e mira është që në profilin tuaj të mos duket nëse ju jeni “single”, “married”, “të fejuar” apo çdo gjë tjetër e mundshme.

Informacionin tuaj të pagesave
Facebook është falas, por gjithsesi ai ende kërkon informacion lidhur me numrat e kartës tuaj të kreditit. Duke shtuar informacionin tuaj financiar në Facebook, mund të ndodhë që aksidentalisht të harroni llogarinë tuaj hapur në shtëpi, zyrë apo sallë interneti. Prandaj dikush tjetër mund të përdorë kartën tuaj për të kryer blerje të ndryshme direkt nga Facebook.

Numrin tuaj të telefonit
Fshijeni numrin tuaj të telefonit nga profili duke qenë se ai mund t’ju shkaktojë shumë problem lidhur me privatësinë tuaj. Prandaj shkoni tek komanda “Update Info” në profilin tuaj e më pas “Contact and Basic Info”. Ngjitur me numrin tuaj të telefonit klikoni në ikonën e vogël duke e kthyer atë në “Only Me”. Më pas klikoni “Save Changes”. Evitoni çdo status të tipit : “Kam humbur telefonin, numri im i ri është XXX-XX-XXXXX”. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori