300 milionë telefonë të shitur në tremujorin e dytë të vitit
Pëlqej
Firma kërkimore IDC realizoi raportin e saj të fundit në lidhje me tregtimin e telefonave inteligjentë në të gjithë botën. Tregu ka arritur një tjetër shifër historike me shitjen e mbi 300 milionë pajisjeve.

Pajisjet iOS të Apple-it dhe ata të kategorisë Android dominuan fushën e telefonave inteligjentë, ku zunë rreth 96.4% të tregut ( 84.7% zunë pajisjet Android dhe 11.7% pajisjet iOS). Përqindjet përkthehen në 255.3 milionë pajisje Android të shitura dhe 35.2 milionë pajisje iOS.
Të dyja këto platforma janë rritur shumë këto vitet e fundit. Android është rritur me 33.3% që nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërsa platforma iOS u rrit me 12.7% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013.
Windows Phone zuri vendin e tretë me 2.5% të tregut nga 7.4 milionë njësi të shitura. Platforma e Microsoft-it ka rënë me 9.4% që nga tremujori i dytë i vitit 2013. Një vit më parë, Windows Phone zuri 3.4% të tregut me 8.2 milionë njësi të shitura, shkruan krokodili.com.


Pajisjet BlackBerry janë më pak të dëshiruara nga klientët. Kompania kanadeze ka shitur 1.5 milionë pajisje, duke zënë vetëm 0.5% të tregut në tremujorin e dytë të këtij viti. Shifrat e saj kanë rënë me 78% që nga viti i kaluar.
Më shumë telefona inteligjentë kanë shitur kompanitë të cilat kanë krijuar pajisje që kushtojnë rreth 200 dollarë. Siç pritet tashmë, realizimi i platformës Android One dhe krijimi i telefonave që kushtojnë rreth 100 dollarë garanton që në të ardhmen pjesën më të madhe të tregut do ta zënë pajisjet me cilësi dhe çmim të ulët. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori