Kryeministri Zaev uron në shqip Ramën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka uruar në gjuhën shqipe kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Më herët urime për Ramën erdhën edhe nga presidenti turk Erdogan dhe kryeministri grek Mitsotaqis.

Procesi i numërimit të kutive të votimit në vend po i afrohet fundit. Partia Socialiste ka siguruar deri më tani 74 mandate, duke lënë pas Partinë Demokratike me 59 mandate, LSI-në me 4 mandate dhe PSD-në me 3 depuetë.

Kjo është hera e parë në 30 vite pluralizëm që një parti politike konfirmohet në qeverisje në tre mandate radhazi.


Shtuar 27.04.2021 17:00