1 miliard përdorues rrezikohen nga "WhatsApp" dhe "Telegram"
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Mjafton vetëm një foto për të hakeruar platformat e mesazheve “WhatsApp” dhe “Telegram”, dy çatet popullore që së bashku i kalojnë 1 miliardë përdorues.

Virusi është i fshehur në brendësi të një fotoje, “të pafajshme nga pamja”.

Në momentin që viktima klikon mbi foton e hakeruar mund t’i japë akses të plotë të dhënave të arkivuara të përdoruesit e mund t’u dërgojë viruse edhe kontakteve, duke krijuar një rrezik potencial shpërndarjeje.

Ky virus është zbuluar nga studiuesit e “Check Point Software Technologies”, që kanë lajmëruar këto dy shoqëri për këtë kërcënim në nivel global.

“WhatsApp” me mbi një miliardë përdorues është për momentin shërbimi mesazhor më i përhapur në botë.

Telegram numëron 100 milionë përdorues mujorë aktivë që dërgojnë më shumë se 15 miliardë mesazhe në ditë.

Të dyja kanë një sistem sigurie të bazuar në kriptografinë ‘end-to-end’, që do të thotë se mesazhet deshifrohen vetëm nga personat që po komunikojnë dhe nga askush tjetër. /albeu.com/

Shtuar më 16/03/2017, ora 23:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}