Moto G2 lançohet më 10 shtator
Pëlqej
Smartfoni i Motorolës Moto G2 do të lançohet më 10 shtator.
Telefoni inteligjent përmban një ekran 5 inç me rezolucion 720 x 1280 pikselë, pak më i madh se origjinali Moto G, i cila ka ekran 4.5 inç. Veçori të tjera janë: kamera të pasme 8 megapikselë, kamera ballore 2 megapikselë, procesorin Snapdragon 400 me katër bërthama, 1 GB RAM dhe 8 GB hapësirë të brendshme.

Krahas Moto G2 kompania Motorola po merret edhe me realizimin e pasardhësit të telefonit inteligjent Moto X, i cili me shumë mundësi do të quhet Moto X+1. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori