L’Equipe: Mbappe i gatshëm për të rinovuar kontratën

Mbappe është shumë i përfolur për një transferim të mundshëm te “Los Blancos”.

Të gjitha lajmet e merkatos flasin se ai do të jetë një lojtar i Real Madrid sezonin e ardhshëm. Por media e njohur franceze, “L’Equipe”, thotë se Mbappe është i gatshëm të ulet të bisedojë për kushtet e rinovimit të kontratës.

Sulmuesit francez i skadon kontrata në qershor të këtij viti./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 1.03.2022 18:14