Foshnjet gati për punë, videolojërat zgjojnë njohuritë
Shkenca po ecën me hapin e kohës, ndaj nuk është çudi që një ditë videolojërat të zëvendësojnë provimet. Për të provuar sesi fëmijët u japin zgjidhje problemeve, një program i ri arsimor përdor videolojën SimCity. "GlassLab", është një bashkëpunim mes edukatorëve dhe teknologëve.

Qëllimi i vetëm është përqafimi i teknologjisë së lojërave, për të transformuar procesin e të mësuarit, në mënyrë që të bëhet më i përshtatshëm për kërkesat e shekullit XXI. "Sfida e Ndotjes", e cila sapo ka nisur, është një version arsimor i videolojës SimCity.

Për të përgatitur fëmijët për punë, është gjetur kjo rrugë mjaft efektive. Jessica Lindl, i cili është menaxher i përgjithshëm i GlassLab, në kompaninë e lojërave “Silicon Valley”, ka konfirmuar këtë fakt. /albeu.com/

Shtuar më 13/05/2014, ora 14:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori