Thellohet tragjedia në Berat, vdes edhe personi i tretë

Ka shkuar në tre numri i viktimave në Berat.

Gentian Hoxha, Neim Hoxha dhe Kamber Hoxha ishin duke pastruar një pus në fshatin Dushnik të Beratit dhe dyshohet se kanë hasur në një xhep gazi.

Fillimisht u nxorrën pa jetë dy prej tyre, ndërsa sëfundmi mësohet se ka ndërruar jetë në spital edhe i treti.

Abcnews.al mëson se në pus ishin duke punuar xhaxhai dhe dy nipërit e tij.


Shtuar 7.05.2020 08:00