Plot me vitamina e vlera ushqyese, efektet kurative të lakrave të egra do ju mrekullojnë

Lakrat e egra, të pasura me vlera kurative, kanë qenë dhe mbeten nga barishtet e bahçeve e parcelave si dhe pjesë e tregut të fshatarëve, që ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë. Të tilla janë disa prej tyre si radhiqet, çikorja dhe nena e gjelbër, të cilat përdoren gjerësisht në kuzhinë, por edhe vlejnë si barishte mjekësore.

Çikorja

Çikorja përmban minerale si zinku magnezi, mangani, kalciumi, hekuri, kaliumi, acidi folik dhe vitaminat A, B6, C, E dhe K. Çikorja përmirëson funksionet e aparatit tretës, redukton nivelin e kolesterolit të keq, i cili shkakton tension të lartë të gjakut. Konsumimi rregullisht i çikores bllokon arteriet dhe venat duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Çikorja luan një rol të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit imunitar. Antioksidantët që gjenden në këtë bimë largojnë radikalet e lira, duke zvogëluar shanset e sëmundjeve të ndryshme, veçanërisht të zemrës. Çikorja ul nivelet e ankthit dhe qetëson mendjen, duke shuar stresin dhe eliminuar efektet e rrezikshme që shkakton ai.

Radhiqet

Barishtet e egra përmbajnë fibër, që ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Radhiqet stabilizojnë nivelin e sheqernave në gjak. Ushqimet e pasura me vitaminë K, siç janë edhe radhiqet janë të rekomandueshme për të ruajtur shëndetin e kockave dhe atë kardiovaskular. Radhiqet janë një burim i pasur i vitaminës A, që mbron dhe forcon shëndetin e syve, hundës, gojës, fytit, mushkërisë dhe aparatit tretës. Ato janë të pasura me përbërës anti-inflamatorë dhe antioksidantë, që mbrojnë nga radikalet e lira.

Nena e gjelbër

Nena e gjelbër mund të gatuhet si perimet, pra të zihet apo të piqet. Gjethet mund të konsumohen të freskëta, të gatuhen, të thahen apo të përdoren në supë, pjekje dhe sallata. Nena e egër nuk përmban gluten, është e pasur me proteina dhe përmban amino acidin lysine. Gjethet përmbajnë vitamina e minerale përfshirë vitaminën B, Manganin, Vitaminën C e të tjerë. Nena e egër lufton inflamacionin dhe parandalon aktivitetin e dëmshëm të radikaleve të lira. Nena e egër ndihmon në ekuilibrin e kolesterolit në organizëm, duke eliminuar atë të keqin. Përmbajtja e kaliumit tek nena e egër ul tensionin e gjakut, duke zgjeruar enët e gjakut dhe duke ulur presionin ndaj sistemit kardiovaskular.