FORMACIONI/ Si do të luante Juventusi i Pirlos me Suarez, treshja e sulmit do të ishte e frikshme (FOTO LAJM)

Sipas gazetës spanjolle Marca sulmuesi uruguaian Luis Suarez ka arritur marrëveshje me Juventusi dhe pritet transferimi i tij në Torino.

Ai do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare me gjigantët italianë, me një mundësi shtesë edhe për një dhe do të marr një pagë prej 10 milionë euro neto në vit.

Suarez është duke u stërvitur i vetëm në Barcelonë përpara transferimit të tij në Juve.

Ai është golashënuesi i tretë kryesor i të gjitha kohërave në klub me 198 gola në 283 paraqitje, por trajneri i ri Ronald Koeman nuk e do në skuadër.

Sidoqoftë, Suarez do të bashkohet me një ekip që ka fituar nëntë titujt e fundit të Serie A. Misioni i tij tani do të jetë të ndihmojë klubin të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1996.

Por ku do të luajë Suarez dhe a do të jetë zgjedhja e parë e Andrea Pirlos në sulm për edicionin 2020-21?

Më poshtë mund ta gjeni formacionin e Juventusit se si do të dukej me Luis Suarezin.

Portieri: Wojciech Szczesny

Mbrojtës i djathtë: Juan Cuadrado

Qendërmbrojtës: Leonardo Bonucci

Qendërmbrojtës: Matthijs de Ligt

Mbrojtësi i majtë: Alex Sandro

Mesfushor: Arthur

Mesfushor: Adrien Rabiot

Mesfushor: Rodrigo Bentancur

Sulmuesi i majtë: Cristiano Ronaldo

Qendërsulmues: Luis Suarez

Sulmuesi i djathtë: Paulo Dybala


Shtuar 5.09.2020 20:51