Veprimi i Dembele në pankinë bëhet viral në internet (VIDEO)

Në ndeshjen që Barcelona fitoi kundër Atleticos me rezultatin 4-2, bëri që katalanasit të parakalonin kundërshtarin e tyre në renditje dhe të pozicionoheshin në vendin e 4-të që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ousman dembele nuk luajti në këtë ndeshje, me Xavin që kishte vendosur ta linte në pankinë. Në pankinë gjithashtu ishte edhe Aubameyang me të cilin sulmuesi francez ka një miqësi të veçantë që nga koha kur të dy lojtarët mbanin veshur fanellën e Borussia Dortmund.

Dembele u ul afër sulmuesit  nga Gaboni, por që kjo të ndodhte duhej që sulmuesi francez të lëvizte të gjithë lojtarët e tjerë që ishin ulur në pankinë për ti bërë një vend Ousman afër Aubameyang.

Një imazh që kamerat e kapën gjatë takimit të kaluar mes katalanasve dhe kolchoneros, ku kjo video është postuar edhe në rrjetet sociale, ku ka marrë edhe shumë pëlqime nga fansat./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.02.2022 14:40