Rusia pezulloi marrëveshjen e grurit, Erdogan: Ne do të vazhdojmë përpjekjet për funksionimin e saj

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi.

Sipas Guardian, Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj pavarësisht hezitimit rus, pasi Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në nismë në fundjavë.

“Edhe nëse Rusia sillet me hezitim sepse nuk mori të njëjtat përfitime, ne do të vazhdojmë me vendosmëri përpjekjet tona për t’i shërbyer njerëzimit”, tha Erdogan.

Më vete, një zëdhënës i OKB-së tha se i pari nga 40 inspektimet e planifikuara të anijeve të hënën ishte përfunduar në ujërat e Stambollit me një ekip prej vetëm anëtarësh të OKB-së dhe turq, në vend të ekipeve të mëparshme me katër anëtarë, duke përfshirë rusë dhe ukrainas përpara pezullimit të Moskës.

Moska pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e Detit të Zi të shtunën në përgjigje të asaj që e quajti një sulm të madh me dron ukrainas në flotën e saj në Krimenë e aneksuar nga Rusia.