Fenomen i rrallë! Misteri i sferave të gurta në Tepelenë (FOTO LAJM)

Nëse do udhëtonit një ditë në Lekdush, Tepelenë do të mahnitësisht nga disa gurë të shumtë në numër në formë rrumbullake të përsosur.

Këtë dukuri dhe këto foto, ka sjellë në vëmendje sot profesori i njohur Abdulla Diku, i apasinuar pas natyrës.

Diku shpjegon se “sferat janë prej guri gëlqeror, konglmerate ose mermeri me ngjyrë të bardhë…”

Postimi i plotë:

Misteri’ i sferave të gurta në Lekdush, Tepelenë
___
Në anë të rrugës Lekdush-Nivicë, në disa gurë shtufi duken së largu disa sfera guri te vendosura brenda tyre.

Është e dukshme që sferat e gurit kanë tjetër përbërje nga shtufi, por rrumbullaksia e tyre është e mahnitshme.

Sferat janë prej guri gëlqeror, konglmerate ose mermeri me ngjyrë të bardhë.

Proçesi i erozionit qindra e mijëra vjeçarë ka bërë që shtufi të konsumohet dhe në këtë mënyrë sferat prej guri kanë dalë në sipërfaqe.

Vetëm gjeologët mund ta shojegojnë mirë këtë fenomen dhe se si natyra ka gdhendur në perfeksion sfera të tilla!

Ndryshe do kemi dhe ne sferat tona me prejardhje misterioze, siç janë zbuluar edhe në disa vende të tjera të botës!


Shtuar 24.06.2020 08:51