Fshehje pasurie dhe falsifikim, SPAK shtyn seancën për Etleda Çiften

Shtyhet seanca paraprake për anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja. Gjykata e posaçme shtyu seancën ndaj Çiftes, për shkak të mungesës së avokatëve, të cilët kanë bojkotuar punën për shkak të kundërshtive që kanë për hartën e re gjyqësore.

Dy javë më parë, prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi.

Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Çiftja është anëtatarja e trete që është vënë nën hetim nga Spak./albeu.com