Vuante prej 3 vitesh, Marku nxjerr nënën nga spitali, i rikthen kujtesën vetëm me këto dy ushqime

Tre vjet më parë, Mark Hatzer kuptoi se nëna e tij, Sylvia 82-vjeçare, po humbiste kujtesën e saj. Menjëherë pas kësaj, situata u përkeqësua dhe u detyrua ta shtronte atë në spital për sigurinë e tij.

Situata ishte bërë aq e rëndë aq sa gruaja nuk e njihte Markun, kur ai shkonte për të vizituar atë dhe në një tjetër rast ajo i tha infermieres se ai donte ta rrëmbente.

Mark, pasi humbi babain e tij nga një sulm në zemër, ndjeu se po humbiste edhe të ëmën.

“Isha i dëshpëruar, u ndjeva i vetmuar, nuk kam një familje timen, përveç nënës sime”, thotë ai.

Marku nuk i përmbahej thjesht trajtimit farmakologjik të përshkruar nga mjekët, por filloi të studionte një dietë që përmbysi sëmundjen e së ëmës.

Pas shumë studimeve dhe me ndihmën e vetë Sylvias, ai vuri në praktikë atë që kishte mësuar duke studiuar në veçanti disa vende mesdhetare. Në ato vende, humbja e kujtesës është pothuajse jo-ekzistuese dhe duket se merita është e ushqimeve që konsumojnë.

Dieta që u përshkrua u bazua kryesisht në zakonet e të ngrënit të atyre vendeve.

Të gjitha ushqimet kanë vlera, por dy në veçanti, janë “stimulues të trurit”.

Këto ushqime janë arra dhe boronica.

“Gjithkush e di se peshku është një ushqim i shkëlqyer për trurin tonë, por boronica, luleshtrydhet, arra dhe arra të Brazilit janë akoma më shumë. Ata kanë formën e një truri nëse mendoni për këtë dhe ky është sinjali që tregon vlefshmërinë e tyre dhe përfitimet e tyre shëndetësore “, shpjegon Mark.

Nëna e tij filloi të hante këto ushqime, së bashku me brokolin, patatet e ëmbla, çajin e gjelbër dhe çokollatën e errët. Mrekullisht Silvia filloi të fitonte fragmente të kujtesës së saj.

“Nuk ishte mrekulli e një nate, por pas disa muajsh ajo filloi të mbante mend gjërat si ditëlindja”, shton ai.

Përveç dietës, ai inkurajoi nënën e tij për të ushtruar aktivitet fizik dhe për të bashkëvepruar më shumë me shoqërinë.  Sot kujtesa e saj vazhdon të përmirësohet ngadalë, tregojuani këtë artikull miqve tuaj, mund të jetë i dobishëm.