Përfshihet nga flaket banesa në Vlorë, shkak u bë defekti në frigorifer

Foto ilustruese

Një banesë është përfshirë nga flakët rreth 01:40 orët e para të mëngjesit të sotëm në katin e dytë të një pallati në lagjen “Kume”, Vlorë. Fatmirësisht nga zjarri nuk kishte persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Flakët kanë djegur një frigorifer, mobilje si dhe një pjesë e dhomës së gatimit.

E gjithë banesa është dëmtuar nga temperatura e lartë si dhe nga tymi. Shkaku zjarrit mendohet të ketë qenë një defekt i frigoriferit i cili nuk ishte stakuar duke shkaktuar zjarrin. Policia ende nuk ka dalëw me njëw njoftim zyrtar pëwr ngjarjen e ndodhur./albeu.com