“Kokë më kokë”, Borës dhe Beatrixës nuk i del inati, “përplasen” sërish në rrjetet sociale (FOTO LAJM)

Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj marrin gjithmonë vëmendjen me postimet e tyre dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë herë.

Fillimisht Bora Zemani ka ripostuar një video që fansat e saj kanë krijuar duke shkruar hashtaget #teambora dhe #borators, duke i shoqëruar me një zemër.

“Të mirat e mia”, i ka falenderuar Bora.

Nga ana tjetër edhe Beatrix ka publikuar një foto kolazh të realizuar nga fansat për t’i falendëruar. “Ju dua! #teamtrixa.”, shkruan Beatrix.

Edhe pse mund të jetë thjesht rastësi, kjo nuk është hera e parë që të dy vajzat zgjedhin të njëjtën ditë për t’iu dedikuar një postim fansave të tyre.


Shtuar 26.07.2022 16:16