Policia kontrolle gjatë natës, zbulohet depoja ku modifikoheshin armët në Yzberisht (VIDEO)

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion gjatë mbrëmjes së djeshme ku ka zbuluar një depo që merrej me modifikimin e armëve të zjarrit.

Burimet bëjnë me dije se depoja është zbuluar në zonën e Yzberishtit dhe në lidhje me këtë aktivitet kriminal ka rënë në pranga një person.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë dhe një shotgun, gjithashtu edhe monicione.

Armët janë dërguar për ekspërtizë për të zbuluar nëse janë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale./albeu.com