Dhunë ndaj gruas dhe babait, arrestohen dy burra në Durrës

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në policinë e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 40 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com