EMRI/ Makina përplas për vdekje të moshuarin në Fier, shoferi ia “mbath” nga vendi i ngjarjes

Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Ferras në Fier.

Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, i identifikuar si Ylli Rrapo Toska , 70 vjec, i cili ishte duke lëvizur anës rrugës.

Mësohet se viktima është pikasur nga banorë të zonës ndërsa autori i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pranë vendit të ngjarjes ka shkuar policia dhe autoambulanca.

Njoftim police

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qënë duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Y. T. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 2.11.2022 18:15