Përfundoi takimi 4 orësh i liderëve, flet Kovaçevski

Takimi i sotëm i liderëve të partive politike në Maqedoni përfundoi pa rezultat apo pa përfundime të përbashkëta, përcjell TV21. Pas katër orëve në mbledhje, kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën për shtyp tha se e cilëson si pozitive vetë mbledhjen e gati të gjithë partive politike, ndërsa theksoi se në takim është folur kryesisht për ndryshimet kushtetuese që duhet të bëhen për hapjen e kapitujve nga negociatat për anëtarësim të vendit në BE.

“Liderët e partive politike i riafirmuan qëndrimet e tyre politike rreth Kushtetutës, që kanë të bëjnë me pjesët që i prekin ata dhe që formulimin e të cilëve ata e përfaqësojnë, megjithatë ishte në nivel të propozimeve sepse gjithsesi secili kishte mundësi që në atmosferë demoratike t’i thotë qëndrimet politike dhe siç thash sot në takim nuk janë marrë vendime, në bazë të së cilave mund të themi se diçka që është propozuar edhe është miratuar”, tha mes tjerash Kovaçevski.


Shtuar 7.11.2022 17:27