Babai i Khabib në gjendje të rëndë, McGregor ka një mesazh

Abdulmanap ka rënë në gjendje kome pas përkeqësimit të shëndetit, dhe mediet në Rusi kanë raportuar se ai është dërguar në spitalin ushtarak të Moskës.

Pas konfirmimit të këtij lajmi, Conor McGregor ka thënë se lutet për shëndetin e Abdulmanap, të cilin e vlerëson lartë për punën e bërë në sportet luftarake, siç është edhe UFC.

“Lutem për shërimin e Abdulmanap Nurmagomedov”, ka shkruar Conor.

“Një burrë që është përgjegjës për shumë kampionë në botë, në disiplinat e shumëfishta luftarake, më shumë sesa ne dimë. Një gjeni i vërtet luftarak”.

“Shumë i pikëlluar për këtë lajm. Lutem për familjen e Nurmagomedov”.


Shtuar 14.05.2020 07:45