ZYRTARE/ Koronavirusi, qeveria italiane merr vendimin përfundimtar për Juventus-Milan

Supersfida Juventus-Milan për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë do të luhet ditën e mërkurë pa tifozët që jetojnë në 3 rajonet e prekura nga koronavirusi (Lombardi, Veneto dhe Emilia-Romanja).

Qeveria italiane miratoi propozicimin e prefekturës së Torinos duke lejuar që sfida përcaktuese për njërin prej finalistëve të Kupës së Italisë për këtë sezon të luhet me dyer të hapura, por duke përjashtuar tifozët rezidentë në Lombardi, Veneto dhe Emilia Romanja.

Ndryshe nga takimi Juventus-Inter dhe 4 takimet e tjera të kampionatit italian që do të luhen në 13 maj, përballja e “Zonjë së Vjetër” me “Djallin” do të luhet me tifozë, por me një kusht.


Shtuar 1.03.2020 21:25