Nga kënga e re tek bashkëpunimet e radhës, Ronela Hajati i tha të gjitha

Artistja shumë e dashur shqiptare, Ronela Hajati, këtë vit u rikthye fuqishëm në muzikë pas një pauze, duke qenë mjaft aktive. Madje, ka realizuar edhe albumin e parë, të quajtur “Rron”, këngët e të cilit po i publikon hap pas hapi.

Së fundmi këngëtarja ka udhëtuar për disa javë në New York, në Amerikë, dhe kjo i ka bërë ndjekëst kuriozë të dinë se ç’po kurdis Ronela. Ndaj, ajo i ka treguar të gjitha në në “mini-intervistë” në Instagramin e saj.

Këngëtarja ka treguar se në Amerikë ka shkuar për qejf, por gjithashtu do të mbarojë një këngë që do ta nxjerrë shumë shpejt atje. Gjithashtu, ka zbuluar se një prej projekteve të reja, kënga “Larg”, do të publikohet në fillim të vitit tjetër. Ronela ka treguar edhe se në pjesën e dytë të albumit, do të ketë bashkëpunime, dhe ne mezi po presim.


Shtuar 9.11.2021 13:50