Noizy publikon mesazhet private me Loredanën, ja çfarë diskutojnë këngëtarët

Rigels Rajku i njohur nga të gjithë si Noizy, ka qenë qendra e vëmendjes për ditë me rradhë.

Mirëpo këngëtari ka qenë shumë aktiv në Instagram.

Përmes postimeve ai ka treguar se është i fokusuar tek projektet dhe bashkëpunimet e reja.

Pasi publikoi bashkëpunimin me këngëtarin Yll Limani, Noizy ka gati një tjetër bashkëpunim, kësaj here me një këngëtare.

Bëhet fjalë për Loredana Zefin.

Së fundmi Noizy ka publikuar edhe disa mesazhe private me Loredanën në Whats’app, ku ai e fton reperen të shkojë në Prishtinë për një takim me fansat. Në mesazhe duket se dy reperët gëzojë një raport të mirë, ndërsa po përgatiten për publikimin e këngës mesnatën e sotme.

Biseda:

Noizy: O bish ku je? A je gati për sonte?

Loredana: Ja duke marrë rreze mes Zyrihut. Gati! Ku je ti?

Noizy: Prishtinë duke u relaksuar. Sonte kam mbledhur fansat mes Prishtinës që të takohem me to për qejf nga ora 21:00. Hajde a po vjen?

Loredana: Prit ta shoh a ka aeroplan… Paska, 20:00 arrij në Prishtinë. Eja më merr

Noizy: Oh sh*t, shihemii

Bashkëpunimi mes dy reperëve është dyshuar që disa ditë më parë. Dyshimet për këngë të përbashkët mes tyre janë ngritur nga disa foto që ka publikuar reperja në Instagramin e saj. Në njërën nga ato Loredana u shfaq në lokalin e reperit. Të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit në seksionin e komenteve, që shkruajnë që ajo ndodhet në Durrës për realizimin e klipit me Noizyn.


Shtuar 16.06.2022 21:12