Bien infekimet me Covid-19 në Kosovë, sot 4 humbje jete

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, janë regjistruar 643 raste të reja me Covid-19 dhe 4 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 2.028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632. Në total numri i rasteve aktive është 14.639

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.433 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës. Deri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 12.02.2022 15:12