Albeu.com është portal i pavarur, me seli në Tiranë, i themeluar në korrik të vitit 2003.

Me pëmbajtjen që rifreskohet minutë pas minute 24 orë në ditë, paanshmërinë, saktësinë dhe objektivitetin e transmetimit të informacionit, Albeu.com ka krijuar një target vizitorësh të konsoliduar, të cilët janë të lidhur me përmbajtjen që ne ofrojmë.

Albeu.com është portali i parë i pavarur shqiptar, i cili që në maj të vitit 2004 ka filluar me publikimin e lajmeve të fundit në kohë reale, duke luajtur kështu rolin e frymëzuesit për shumë faqe më të reja.

Portali Albeu është një ndër faqet më të preferuara të shqiptarëve të grupmoshave 16 - 35 vjec. Numri më i madh i vizitorëve është nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe nga vendet perëndimore ku jetojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve si Gjermania, Zvicra, Italia, SHBA-të dhe Greqia.

Portali Albeu ka të hapur edhe versionin mobile të faqes (http://m.albeu.com), një version me grafikë të thjeshtëzuar për t'u vizituar nga celularët. Vizitorëve nga celulari i jepet mundësia të zgjedh për të vizituar versionin mobile apo atë normal.

Duke filluar nga 5 janari 2011, portali Albeu ka filluar me shërbimin e lajmeve në anglisht (http://english.albeu.com) në kohë reale, duke u bërë kështu media e vetme shqiptare online që ofron falas lajmet kryesore të ditës në anglisht në kohë reale si dhe përmes abonimit me e-mail. Aktualisht, Albeu.com është media e vetme shqiptare e listuar në rrjetin e lajmeve Google News (news.google.com), që merret si burim informacioni për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Duke ndjekur ecurinë e gazetarisë online në të gjithë botën, si dhe zhvillimet në fushën e teknologjisë, Portali Albeu, në Prill të këtij viti ka ndryshuar pamjen dhe sistemin e portalit, duke u bërë portali i parë në gjuhën shqipe që përdor një sistem unik të pogramuar nga inxhinierë shqiptarë. Bashkë me pamjen, Portali Albeu ka shtuar edhe disa rubrika, ndërsa së shpejti do të ofrojë dhe shumë risi të tjera. Versioni aktual i sistemit është version Beta, të cilit cdo ditë po i shtohen funksione dhe përmbajtje të reja.

Kontakt




Media Online "Albeu"
Regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit
NIPT: L62203051Q

Adresa web:
Albeu.com

Kontakt
Adresa: Rruga Jordan Misja, Kompeksi Usluga, nr. 12
Tiranë, Shqipëri

Tel: +355 67 22 222 04
Redaksia: [email protected]
Per reklama: [email protected]

Klientët e Albeu.com