10 vjeçari shqiptar i hapi derën, i ati e qëlloi me thikë! Kush është babai që vrau vogëlushin e tij në Itali (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një vogëlush shqiptar u sulmua me thikë nga i ati i tij.

44-vjeçari Mirko Tonko, nga Polonia u arratis dje nga spitali Covid, ku kurohej për shkak të infektimit me koronavirus dhe shkoi në banesën ku jetonte ish-familja e tij. Dera iu hap nga djali 10-vjeçar Mattias, por ai në vend që të përqafonte dhe ta merrte në krah, i nguli thikën në qafë duke e lënë të vdekur në vende dhe më pas u arratis.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Cura di Vetralla, në provincën e Viterbos në Itali, ndërsa mediat italiane kanë publikuar edhe foto e familjes që pati fatin tragjik. Në momentin e krimit, nënë shqiptare Mariola Rapaj, 32 vjeç, nuk ishte në banesë. Ajo e gjeti vogëlushin që kishte me babain monstër, të vdekur dhe të mbytur në gjak.

Sipas informacioneve, raportohet se Mirko Tonko, kishte një urdhër që të mos i afrohej familjes, por kjo nuk e ka ndaluar që të ndërmarrë aktin ekstrem, vrasjen e të birit./albeu.com/