Aguero: Tani është koha që të rikuperohem

Kun Aguero do të ndodhet të paktën 3 muaj jashtë fushave të blerta prej aritmisë kardiake që e shqetëson. Nuk dihet ende nëse do të mundet të vazhdojë të luaj më por shpresat janë që ai ende mund t’ia hedhi paq.

“Tani është koha për t’u rikuperuar dhe për të pritur më shumë lajme”. Kështu është shfaqur i qeshur në një video të postuar në “Twitter” nga Barcelona.

Brenda videos së shkurtër Aguero përqafon nga largë tifozët e Barcelonës  dhe falenderoi të gjithë për mesazhet mbështetëse në drejtim të tij./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.11.2021 14:58