Makina përplas biçikletën në Tiranë, përfundon në spital 23 vjeçarja

Një vajzë e cila lëvizte me biçikletë është aksidentuar mëngjesin e sotëm nga një makinë e drejtuar nga nje 28-vjecar.

Sipas policise, e lenduara, shtetasja R.D., 23 vjeçe, u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nderkohe qe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 08:00, në rrugën e “Durrësit”, mjeti me drejtues M.H., 28 vjeç, ka aksidentuar biçiklisten shtetasen R.D., 23 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 11.06.2020 06:48