Soni Malaj përlotet kur flet për dasmën e parë: Ishte e tmerrshme
E ftuar së fundmi në “Mirage” ka qenë Soni Malaj, e cila foli për eksperiencën e saj në Festivalin e RTSH-së dhe jo vetëm. Këngëtarja u ndal gjatë tek jeta private dhe tek e bija, Ana, për të cilën tha se nuk e ka zakon të flasë publikisht.

Gjithsesi, dëshira më e madhe e Sonit si nënë është që vajza e saj të ketë një shkollim të mirë, edukatë dhe të rritet njësoj siç prindërit e saj kanë rritur atë.

Ndër të tjera, Malaj u pyet edhe për historinë 3 vjeçare të dashurisë dhe nëse kanë ndonjë plan martese në të ardhmen e afërt.

“Besomë që edhe unë nuk e di! Ndonjëherë bëjmë shaka dhe themi që do të martohemi kur të jemi 50-vjeç, se duket sikur nuk ka vlerë. Do e bëjmë dasmën kur të jemi 50-vjeç, që të na e bëjnë ata dasmën. E rëndësishme është respekti.”- vazhdoi ajo, e cila as nuk e ka idenë nëse do ta veshë për herë të dytë fustanin e bardhë.

“S’e di, herën e parë kur e kam parë veten, ishte e tmerrshme. S’më ka pëlqyer vetja fare. Nuk kemi ndonjë plan konkret në mendje. Pastaj, unë e kam thënë edhe herë tjetër. Kur digjesh prej qullit, i fryn kosit.”- përfundoi ajo me shaka.

Shtuar më 19/01/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori