Nëntë ditë në terapi intensive, COVID vret një tjetër mjek

Mjeku Esat Pashaj, nga Skrapari ka humbur betejën me koronavirusin në moshën 72-vjeçare.

Mësohet se doktori ishte shtruar prej 9 ditësh në spitalin në Tiranë dhe ndodhej në terapi intensive.

Gjendja e tij u rëndua, duke humbur kështu jetën.

Pak ditë më parë humbi jetën pas infektimit edhe mjeku Agron Menzelxhiu, si edhe mjekët Anibal Byberi, Arjan Pushi dhe Hysni Shkaju.

Ndërkohë numri total i viktimave ka shkuar në 396.


Shtuar 5.10.2020 07:10