Me pishina e vend për ulje helikopteri, brenda jahtit super luksoz të miliarderit (VIDEO)

Kur bëhet fjalë për investimet dhe pasuritë e miliarderëve nëpër botë herë herë na duken të pabesueshme shifrat marramendëse që ato gëzojnë.

Kështu është edhe rasti i miliarderit norvegjez Kjell Inge Rokke, i cili ka vënë një pasuri të madhe nga nxjerrja e naftës dhe po i përdor rezervat e tij për të dhënë kontributin e tij për planetin.

Mediat e huaja kanë shkruar se ai është duke krijuar një jaht gjigand, i cili ka kushtuar mbi 300 milionë euro dhe që do t’iu ofrohet për studime periodike shkencëtarëve.

Ky mjet lundrues që po mahnit botën, është quajtur Oqeani REV dhe vlerësohet si një më të mëdhenjtë në llojin e tij. Ai është i pajisur brenda tij me tre pishina dhe dy vende për uljen e helikopterëve.

Gjithashtu në të janë instaluar edhe 8 laboratorë të veçantë, të cilët manjati i naftës do t’ua verë në dispozicion shkencëtarëve për të studiuar, për sa kohë që ata dëshirojnë, në mënyrë që të gjejnë metoda sesi të mbrojnë oqeanin nga ndryshimet klimatike, peshkimi i tepërt dhe mbeturinat plastike. Më tej thuhet se shkencëtarët do ta kenë mundësinë ta përdorimin falas jahtin 183 metërsh, Oqeani REV.


Shtuar 31.05.2020 13:20