Krim i rëndë në Turqi, babai vret tre fëmijët e tij dhe më pas veten

Katër persona, përfshirë tre fëmijë, u gjetën të vdekur në një apartament në lagjen Sancaktepe të Stambollit.

Dyshohet se një burrë, i identifikuar si M.A, fillimisht vrau fëmijët e tij dhe më pas veten.

Policia ka konfirmuar se “kemi gjetur të varur një trup të pajetë dhe trupat e pajetë të dy djemve dhe një vajze”.

Mediat shkruajnë se ai këtë e ka bërë pasi gruaja e kishte braktisur dhe ishte larguar nga banesa.

Autoritetet njoftuan se burri kishte probleme familjare dhe psikologjike gjersa për këtë rast kanë nisur hetimet./Albeu.com/


Shtuar 28.01.2023 08:56