Konventa Ndërkombëtare e Turizmit zhvillohet në Tiranë, Rama: Shqipëria vend i krimit dhe drogës është thjesht një spekulim

Në Pallatin e Kongreseve, po zhvillohet Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, për herë të parë në Ballkan, me pjesëmarrës nga 38 vende të botës, që do të jenë pjesë e një platforme diskutimi 3-ditore.

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij u shpreh se, Shqipëria turisitke është e vërteta, jo ajo që spekulohet

“Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Kështu shkruan kodi i shqiptarëve, i pari ligj i shkruaj i këtij vendi. Dhe përsa kohë zoti na vjen në derë përmes atij që shfaqet në prangun tonë, ky i fundit është zot shtëpie për aq kohë sa qëndron mes nesh. Prandaj të dashur miq të ardhur nga 38 vende të botës të ardhur në këtë konventë, ndihuni zotër në shtëpinë tonë. Shijojeni sa mundeni dallimin e skajshëm mes stereotipit të Shqipërisë në mediat tuaja dhe përceptimit përmes shqisave tuaja. Për vendin krejt tjetër, ku keni arsdhur sot. Ju siguroj që ky që shikoni është i vërteti, ndërsa vendi i krimit, drogës, mafias, prostituave, plehrave dhe varfërisë ekstreme, hajdutëve dhe lypsave është pjesërisht një vend që ne e kemi lënë pas në të shkuarën dhe që e mban gjallë në retorikën e tyre dashakeqe dhe spekulante vendas dhe të huaj”, tha Rama./albeu.com