Vinte erë e rëndë, dyshimet mbi vdekjen e nënës dhe vajzës në Kombinat

Të tjera dyshime ngrihen lidhur me vdekjen e Zhaneta dhe Anisa Josifit, nënë e bijë të cilat u gjetën të pajeta mbrëmjen e djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas grupit hetimor, vdekja dyshohet të jetë shkaktuar pasi nuk janë ushqyer prej kohësh.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dyshuar se brenda kësaj banese dicka kishte ndodhur për shkak të erës së rëndë të dekompozimit të trupit të 33-vjeçares e cila shpërndahej në gjithë apartamentet.

Mësohet se banorët e shkallë kanë komunikuar me bashkinë se mendonin se era e rëndë vinte nga tubacionet e ujërave të zeza.

Sipas dëshmive që ka mbledhur policia nga familjarë të familjes Josifi, ata nuk kanë pasur asnjë kontakte me Anisën, vajzën që u gjet e pajetë që nga fundi i janarit, kohë kur dyshohet dhe që të ketë ndërruar jetë.


Shtuar 3.07.2020 08:21