Këto votime nuk do të mbyllen në orën 19:00, është zgjatur procesi i votimit

Në Maqedoninë e Veriut, siç lajmëroi KSHZ, në 9 vendvotime ka pasur ndërprerje të votimit, konkretisht votimi ka filluar me vonesë prej më tepër se një orë.

Vendvotimi 28-67/01, 28-31, 28-15 në komunën Qendër, në komunën e Sarajit vendvotimet 24-33, 24-35, 24-38, në komunë Karposh në vendvotimin numër 26-52, në komunën e Çeshinovës dhe Obleshevës në vendvotimin 0887 dhe në komunën e Zelenikovës në vendvotimin 2373.

Te këto vendvotime votimi do të vijojë për aq kohë sa ka zgjatur ndërpreja e votimit.


Shtuar 31.10.2021 12:30