Vrasja e shqiptares në Itali, kunata: Na dërgonte para se jemi të varfër, ishte e lumtur

 Kunata e 35-vjeçares së vrarë në Itali në rrethana misterioze, Nevila Pjetri ka folur së fundmi për mediat.

Kunata shprehet e tronditur për ngjarjes, ndërsa ka qenë bashkëshorti i të ndjerës që ka lajmëruar familjarët e saj në Elbasan ku jetojnë 3 vëllezërit me familjet e tyre.

“Shumë keq. Lajmin e mësova nga bashkëshorti i kunatës. E përjetuam shumë keq, nuk e besonim kurrë që asaj t’i ndodhte diçka e tillë. Dy ditë më parë kam folur me të dhe ishte shumë e lumtur. Nuk e di, kjo është katastrofë, është e pa pritshme. Do e sjellim Shqipëri trupin, nuk e lëmë dot aty. Ne kemi komunikuar me bashkëshortin e saj, ai është shumë I tronditur. Është  e pabesueshme se ajo doli si gjithmonë dhe nuk u kthye në shtëpi, se si ka qenë ngjarja nuk e di. Për probleme jo, ishte e lumtur me bashkëshortin e vet, se 1 vit ka që është martuar”, tha ajo.

Ajo thotë se 35 vjeçarja i ndihmonte vazhdimisht ekonomikisht.

“Ne na ndihmonte kur kishim probleme, halle. Kjo ishte për mua si motër. Kam kaluar një tronditje të madhe, nuk rri dot as në shtëpi, ik sa andej këtej” tha kunata.

Dy ditë nga ngjarja familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri për t’i kryer sipas zakoneve ritet mortore.

“Shtetit i kërkoj të gjendet vrasësi, dhe ndihmë për të sjellë trupin. Është zhdukur çdo gjë nga kunata edhe sendet që ka pasur me vete, nuk i gjendet as karta e identitetit, as çanta asgjë” tha kunata.

Trupi i pajetë i gruas shqiptare, u gjet gjysmë i zhveshur, pranë një përroi në Parmignola, në kufirin midis Toscana dhe Liguria.