Rruga drejt titullit: Ndeshjet e mbetura të Milanit, Napolit dhe Interit

Jemi futur në fundin e ndeshjeve të Serie A, ku gara për titull po bëhet gjithnjë e më interesante.

Milani është lider me 67 pikë, ndërsa me një pikë më pak vjen Napoli që është i dyti.

Interi ka 63 pikë, por një ndeshje më pak të zhvilluar se sa Milani dhe Napoli.

Interi do të zhvillojë 8 ndeshje, katër në shtëpi dhe katër në transfertë

Skuadra e Simeone Inzaghit, do të pres në shtëpi Veronën, Romën, Empolin dhe Sampdorian, ndërsa janë mysafir të Spezias, Bolognas, Udineses dhe Cagliarit.

Kuqezinjtë kanë edhe 7 ndeshje për t’i luajtur, katër mysafir dhe dy në shtëpi.

Milani udhëton te Torino, Lazio, Verona dhe Sassuolo në xhiron e fundit, ndërsa në shtëpi pret Genoan, Fiorentinën dhe Atalantan.

Napoli ka edhe shtatë ndeshje, katër në shtëpi dhe tri mysafir.

Napoli e presin Fiorentinën, Romën, Sassouolon dhe Genoan, ndërsa udhëtojnë te Empoli, Torino dhe Spezia.


Shtuar 5.04.2022 20:40