Mbytet një i moshuar në plazhin e Golemit

Një person ka humbur jetën ditën e sotme në brigjet e Adriatikut.

Mësohet se viktimë ka mbetur një i moshuar, i cili ka ndërruar jetë në breg të detit teksa ka qenë duke u larë.

“Rreth orës 15:00, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi R. O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë”, ben me dije policia.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit ku do t’i nënshtrohet autopsisë. /Albeu.com


Shtuar 3.07.2023 15:33

Tags: ,