Soreca flet për raportin e KE për Shqipërinë: Progres i madh, të vazhdohen refomat dhe të zgjatet vettingu!

Kryeministri Edi Rama me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca po mbajnë një konferencë të përbashkët për të komentuar dhe dorëzuar progres raportin e KE për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, Soreca nuk mohoi progresin e Shqipërisë duke deklaruar se tashmë i ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian dhe duhet  të vazhdohet më tej me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Gjithashtu, ambasadori theksoi se duhet vazhduar më tej me përmbushjen e të gjitha kushteve, duke nënvizuar vettingun dhe zgjatjen e tij.

Pjesë nga fjala e Luigi Soreca: 

Shqipërisë i janë dhënë meritat aty ku ka përparuar dhe i është vënë në dukje që duhet të bëjë më shumë punë aty ku nuk ka bërë mjaftueshëm. Ne theksojmë edhe njëherë që konferenca ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më parë.

Shqipëria ka bërë luftë kundër krimit të organizuar dhe ka ngritur struktura, ka bërë arrestime. Puna për sundimin e ligjit duhet të vijojë dhe presim që të ketë një bilanc historik.

Shqipëria është 100% në përputhje me politikat e BE-së dhe të sigurisë. E përgëzojmë për arritjet e bëra. Më lejoni të flas për një çështje që duhet shprehur dhe njëra këtu është liria e të shprehurit.

Këto mënyra kundër gazetarëve nuk duhet të vijojë. Vetërregullimi i mediave online duhet të sigurohet që edhe qeveria e Parlamenti që të gjitha rregullat duhet të jetë në përputhje me Komisionin e Venecias. Procesi i Vettingut dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni janë thelbësore për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. /albeu.com/

 


Shtuar 20.10.2021 09:53