Nesër protesta e Berishës, Meta: Populli do të jete në shesh për te kërkuar llogari

Kreu i Partrisë së Litisë, Ilir Meta, ka komentuar protestën e PD-së që do të zhvollohen nesër, ora 12:00 në Tiranë.

Nëpërmjet një komunkate për shtyp Meta u shpreh optimist për protestën e thirrur nga Berisha, teksa tha se nesër do të jetë populli ai që do të flasë.

Të gjithë duhet t’i binden popullit, tha Meta.

“Populli do te jete nesër ne shesh për te kërkuar llogari. Edi Rama e ka shume te qarte se llogaridhënies nuk i shmanget dot askush pasi populli nuk lejon askënd te luaje me fatet e tij. Fshehja e dëshpëruar e Edi Rames me jave te tera dhe shmangja e llogaridhënies përpara parlamentit me shpresën e mjere se mund te kaloje situatën janë thjesht një iluzion i nje te mbyturi qe kërkon te kapet pas fijes se barit. Populli është vetëm ai qe jep pushtet por edhe ja heq pushtetin atij, qe e përdor pushtetin e tij për te grabitur paratë e popullit dhe për te shitur interesat e tij. Populli e ka marre vendimin. Populli s’mund te lejoje kurrë qe Edi Rama te vazhdoje te ktheje zyrën e kryeministrit ne një çerdhe mafioze ku ndahen paratë dhe pasuritë kombëtare te shqiptareve.”, tha Meta.

Berisha ka njoftuar 11 shkurtin si datën e protestëts kombëtare që do të mbahet në Tiranë pas skandalit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonial.

Ky i fundit, akuzohet në SHBA për lidhje me oligarkun rus, Oleg Deripaska, si edhe për deklarimeve të rreme dhe falsifikime dokumentacioni.
Po ashtu, ai rezulton se ka pasur edhe takime të mëparshme me kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit nuk është i implikuar në veprimtarinë që McGonigal ka ushtruar më parë në Shqipëri dhe vende të tjera.

Berisha gjithsesi, e ka akuzuar kreun e Qeverisë shqiptare, se me McGonigal, Rama ka pasur si qëllim asgjësimin e opozitës shqiptare.

McGonigal, u hetua fillimisht, më pas arrestua e më tej ende u lirua dhe po gjykohet në liri me kusht, lidhur me deklarime të rreme, falsifikim dokumentesh dhe lidhjet me oligarkun Oleg Deripaska./albeu.com/


Shtuar 10.02.2023 14:38

Tags: