“Ndoshta do të arrijmë një ditë”, dëshmitë rrëqethëse pas vdekjes së dy motrave dhe kushërirës nga përplasja e trenave

Rrëqethëse janë rrëfimet e publikuara në Instagram nga tre vajzat nga Kastraki Kalambakas, dy motrat 20-vjeçare dhe kushërira e tyre më e madhe, pak para përplasjes fatale të trenit në Tempi.

Para nisjes së trenit të pasagjerëve Intercity 62,  vajzat kishin publikuar në Instastory një foto ku shkruanin “ndoshta do të arrijmë një ditë”.

Në fund të videos, në fakt, dëgjohet njëra nga tre vajzat duke thënë “kurrë më në tren.”

Anastasia Plakia
Thomi Plakia
Chrysi Plakia

Ndërkohë një tjetër pasagjer në trenin fatal ka përshkruar lëvizjet e tre vajzave pak para përplasjes me trenin komercial mbrëmjen e së martës.

28-vjeçari Nikos, i cili ishte ulur në vagonin e katërt të trenit, tha për Alpha se “Mbaj mend tri vajzat që hynë, lanë çantat pranë nesh”.

Sipas tij, të tre vajzat, Thomi dhe Chrysi Plakia dhe kushërira e tyre Anastasia, kanë thënë “hajde të shkojmë në mensë dhe të ulemi derisa të lirohet”, pasi siç tha ai, nuk kishin ku të uleshin./Albeu.com.


Shtuar 3.03.2023 17:27