Rama shfaq videon në koncert: Negociatat janë të hapura! (VIDEO)

Teksa në sheshin Skënderbej gjatë kësaj mbrëmjeje po mbahej koncerti kushtuar hapjes së Negociatave dhe 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë e SHBA-së, nuk ka munguar edhe një video ku përmblidheshin disa takime pikante të kryeministrit Edi Rama me liderët e Perëndimit.

Në video shfaqen takimet me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, presidentin francez Emmanuel Macron dhe të tjerë udhëheqës perëndimore.

Gjithashtu mes videos është edhe momenti kur deklarohet zyrtarisht nga përfaqësues të Bashkimit Europian se negociatat mes Shqipërisë dhe unionit janë zyrtarisht të hapura./albeu.com/